OBJEKTI I PUNËS SË SEKTORIT TE SISTEMIT INTEGRUAR INFORMACIONIT

Projektimi dhe ngritja e sistemit integruar informacionit lidhur me çdo aspekt burimeve ujore dhe menaxhimit tyre, i ciii do të mundësojë institucionet/organizatat aksesojne të dhënat, aktualisht fragrnentarizuara përgjatë strukturave, apo sistemeve ndryshme, me qëllim qëkrijojnë një vështrim të kombinuar, të qartë, dhe konsistent të informacionit bazë, si dhe të proceseve dhe procedurave të ndryshme, për të orientuar drejt vendimmarrjen.

 

SPECIALIST NË SEKTORIN E SISTEMIT TË INTEGRUAR TË INFORMACIONIT

Preferohet të ketë përfunduar fakultetin e inxhinierisë, dega hidroteknikë, mjedis, ose fakultetin juridik.

 

KRITERET PËR POZICIONIN:

Të ketë përfunduar arsimin e lartë (MASTER SHKENCOR);

Preferohet të ketë kryer studime/kurse pasuniversitare në fushën e administrimit burimeve ujore Preferohet mbi 5 vjet eksperiencë pune;

Preferohet mbi 1 vit eksperiencë pune ne administratën publike;

Preferohet mbi 2 vjet eksperiencë pune pozicione drejtuese;

Preferohet të ketë eksperiencë në trajtimin e çështjeve që kanë të bëjnë me burimet ujore;

Njohuri shumë të mira të programeve bazë kompjuterike (paketa office);

Njohje shumë të mirë të gjuhës angleze, një gjuhë e dytë përbën avantazh;

Të ketë aftësi menaxheriale dhe operacionale të spikatura;

Të ketë aftësi shumë të mira analizuese dhe krijuese;

Të ketë integritet të lartë;

 

DOKUMENTET QË DUHET TË PARAQESIN TË INTERESUARIT:

Kërkesë për pozicionin për të cilin është i interesuar kandidati;

CV;

Diploma e fakultetit dhe lista e notave;

Diploma e masterit dhe lista e notave(nëse ka);

Certifikatë që vërteton zotërimin e gjuhës angleze (nëse ka);

Letër rekomandim (nëse ka).

 

KU DO TË PARAQITEN DOKUMENTET:

Dokumentet duhet të paraqiten të mbyllura në zarf pranë zyrës së informacionit në godinën e Këshillit të Ministrave, deri në datë 15.8.2014.

 

SQARIM: Vetëm personat e përzgjedhur do të kalojnë në fazën e dytë, atë të intervistimit.