Në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin  civil”, Kreu V – “Lëvizja paralele dhe ngritja në detyrë”, nenit 25 dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.143, datë 12.03.2014 “Për procedurat e rekrutimit, të periudhës së proves, të lëvizjes paralele e të ngritjes në detyrë për nëpunësit civil të kategorisë ekzekutive, të ulët dhe të mesme drejtuese”, Kreu VI, Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, njofton se;

–  Nga procedura e lëvizjes paralele, për 2 (dy) vende të lira pune, të kategorisë ekzekutive në grupin e pozicioneve të administrimit të posaçëm në pozicionin Specialist në Sektorin e Këshillimit Juridik, nuk ka fitues.

Konkurrimi do të  vazhdojë sipas Kreut IV – “Pranimi në shërbimin civil”, të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin  civil” dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.143, datë 12.03.2014 “Për procedurat e rekrutimit, të periudhës së proves, të lëvizjes paralele e të ngritjes në detyrë për nëpunësit civil të kategorisë ekzekutive, të ulët dhe të mesme drejtuese.

SEKRETARI  I PËRGJITHSHËM

Flori KARAJ