Tiranë, më 19. 03. 2013

 

DEKLARATE PËR SHTYP

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar të Punësimit njofton se ka administruar sot dorëheqjen e Drejtorit të Zyrës së Punës Kavajë, z. Sajmir Kurti dhe ka nisur procedurën për zëvendësimin e tij. Më poshtë teksti i dorëheqjes së prezantuar nga z. Kurti.

 

I nderuar z. Drejtor i Përgjithshëm,

Po ju shkruaj rreth situatës së krijuar me fushatën e shpifjeve të Partisë Demokratike rreth personit tim. Deklaroj me përgjegjësi të plotë së nuk jam në kërkim dhe as i fshihem kujt në Kavajë apo kudo në Shqipëri. PD e di fare mirë këtë fakt, sepse deri në 15 shtator 2013 qeveriste vendin dhe kishte të gjithë mundësitë ta vërtetonte ose të vepronte për këtë situatë.

Për çështjen në fjalë jam duke ndjekur të gjitha procedurat gjyqësore dhe kam besim tek drejtësia. Me gjithë bindjen tek pafajësia ime, për të provuar që nuk kam asgjë për të fshehur e për t’i lejuar drejtësisë që të kryejë detyrën, unë ju dorëzoj sot dorëheqjen time deri në momentin kur kjo çështje të marrë një zgjidhje përfundimtare në gjykatë.

Duke ju falenderuar për bashkëpunimin,
Saimir Kurti