SHKOLLA E MAGJISTRATURËS

Njoftim në përfundim të vlerësimit për procedurës “Lëvizje paralele në kategorinë ekzekutive” për pozicionin “Sekretar shkencor për Formimin Fillestar.”

 

Në zbatim të nenit 25 të ligjit nr.152/2013 “Për nëpunësin  civil.” (i ndryshuar) dhe të kreut VII të Vendimit nr.243 të Këshillit të Ministrave, datë 18.3.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, njoftojmë se, Komisioni i Brendshëm i Lëvizjes Paralele, në përfundim të procedurës së intervistës së strukturuar me gojë për pozicionin 1 (një) vend vakant  “Sekretar shkencor për Formimin Fillestar”, vendosi përfundimin e procedurës së lëvizjes paralele pa fitues.