“Quhem Arjana Rrapaj. Familja ime ishte në kushte të vështira ekonomike. Të ardhurat e bashkëshortit tim që vinin nga punë të rastit, nuk na mjaftonin as për të mbyllur muajin. U paraqita pranë Zyrës së Punës në Vlorë, ndonëse nuk e besoja se do të gjeja një vend pune. Fatmirësisht, përshtypja ime doli e gabuar.
Sot punoj në një kompani fasoni dhe jam e kënaqur me punën time. Falenderoj nga zemra Zyrën e Punës Vlorë për ndihmën që më dhanë.”