Quhem Jonida Fero, jam 26 vjeç. Kam mbaruar fakultetin ekonomik. Prej kohësh isha në kërkim të një punë dhe kam aplikuar në shumë subjekte, por askush nuk më ofroi një vend dhe dyert mu mbyllën. Së fundmi u regjistrova pranë Zyrës së Punës Pogradec dhe me anë të ndërmjetësimit të specialistëve të Zyrës së Punës m’u ofrua mundësia e punësimit pranë Hotel ” 1 Maji”. Jam shumë e kënaqur me punën time dhe shpreh falënderimet e mia për stafin e Zyrës së Punës në Pogradec.