Quhem Emanuela Jakupi, 40 vjeç. Jam kryefamiljare me dy fëmijë. Prej një kohë të gjatë isha e papunë dhe nuk kisha mundësi të fitoja një profesion. U paraqita në Zyrën e Punësimit Vlorë dhe kërkova një punë si pastruese, duke menduar se kjo punë nuk kërkonte ndonjë kualifikim. U informova nga Zyra e Punësimit se kishte një ofertë punësimi pranë subjektit Alba Qeramika. Kam disa ditë e punësuar pranë këtij subjekti. Puna më pëlqen dhe ndjehem mjaft mirë. Faleminderit stafit të Zyrës së Punësimit Vlorë për mundësinë që më dhanë.