Në Spitalin Rajonal të Korçës, 15 të diplomuar në degën e Infermierisë përfitojnë nga fondi i nxitjes së punësimit dhe do të zhvillojnë praktikën profesionale për 4 muaj. Për të gjithë ata të rinj që duan të bëjnë praktika profesionale të drejtohen pranë zyrave të punës në zonën ku banojnë dhe të njihen me mundësitë që ofrojnë zyrat e punës në të gjithë Shqipërinë.