Në zbatim të ligjit Nr.152/2013 “Për nëpunësin civil”, Drejtoria e Burimeve Njerëzore shpall procedurën për plotësimin e vendit të lirë  në pozicionin  “Përgjegjës sektori” në Sektorin e përpunimit të të dhënave dhe kontabilitetit tatimor të  Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore të Bashkisë Vlorë

Konkurimi është i hapur për nëpunësit civilë të një kategorie më të ulët me proçedurat eNGRITJES NË DETYRË, sipas parashikimeve të nenit 26 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”.

Konkurimi është i hapur për nëpunësit civilë të një kategorie më të ulët me proçedurat e NGRITJES NË DETYRË, sipas parashikimeve të nenit 26 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”.

Kandidatët duhet të plotësojnë KUSHTET MINIMALE:

  1. të jetë nëpunës civil i konfirmuar;
  2. të mos ketë masë disiplinore në fuqi;
  3. të ketë të paktën një vlerësim pozitiv;
  4. të plotësojë kërkesat e posaçme për nivelin e arsimit, përvojës dhe kërkesat e tjera të posaçme për kategorinë, klasën, grupin dhe pozicionin përkatës.

·         Arsimi:

Arsimi i lartë për Ekonomik

·         Përvoja:

Të ketë përvojë pune në administratë publike, përbën avantazh përvoja në sektorin e menaxhimit të taksave, qendrore apo lokale.

·         Tjetër:

  • Të ketë njohuri mjaft mira të gjuhës angleze, preferohet njohja e gjuhe të dytë të BE
  • Të ketë njohuri shume te mira mbi programet bazë të punës në komjuter.
  • Të ketë aftësi të mira komunikuese, koordinuese dhe të punës në grup.

TË DHËNAT PËR POZICIONIN E PUNËS

  • Emërtesa e pozicionit:  Përgjegjës sektori
  • Institucioni:   BASHKIA VLORE
  • Drejtoria:  DREJTORIA E TAKSAVE DHE TARIFAVE VENDORE
  • Sektori:  Sektori i përpunimit të të dhënave dhe kontabilitetit tatimor
  • Raporton tek:  DREJTORI I DREJTORISE

LISTA E DOKUMENTEVE QË DUHET TË PLOTËSOJË KANDIDATI

  1. Letër motivimi për aplikim në vendin vakant;
  2. 1 kopje jetëshkrimi;
  3. Një numër kontakti dhe adresën e plotë të vendbanimit;
  4. Fotokopje e diplomës. Nëse aplikanti disponon një diplomë të një universiteti të huaj, atëherë ai duhet ta ketë të njehsuar atë pranë Ministrisë së Arsimit dhe Sportit;
  5. Fotokopje e listës së notave. Nëse ka një diplomë dhe listë notash të ndryshme me vlerësimin e njohur në Shtetin Shqiptar, atëherë aplikanti duhet ta ketë të konvertuar atë sipas sistemit shqiptar;
  6. 1 kopje e librezës së punës e plotësuar;
  7. Vërtetim i gjendjes gjyqësore;
  8. Çertifikata të kualifikimeve, trajnimeve të ndryshme;
  9. Dëshmi të njohjes së një gjuhe të huaj;
  10. Fotokopje e letërnjoftimit.

MËNYRA E DORËZIMIT TË DOKUMENTEVE

Dokumentet do të dorëzohen në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore të Bashkisë Vlorë të mbyllura në zarf, dorazi apo në rrugë postare, në adresën:

Bashkia Vlorë

Drejtoria e Burimeve Njerëzore

Sheshi “4 Heronjtë”

Vlorë, 9401

AFATI I DORËZIMIT TË DOKUMENTEVE

Afati i dorëzimit të dokumenteve 3.11.2014

DATA E DALJES SË REZULTATEVE PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK

Data e daljes së rezultateve për fazën e verifikimit paraprak  8.11.2014

DATA DHE VENDI I REALIZIMIT TË INTERVISTËS

18.11.2014, ora 11:00 – Salla e Mbledhjeve të Këshillit Bashkiak

FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË QË DO TË VLERËSOHEN NË INTERVISTË

Intervista do të bazohet në

  • Njohuri mbi legjislacionin tatimor vendor
  • Kodin e Proçedurave Administrative,
  • Ligjin nr. 9131 dt. 08.09.2003 “Për rregullat e Etikës në Administratën Publike”,
  • Ligji nr. 8503 dt. 30.06.1999 “Për të drejtën e informimit për dokumentat zyrtare” si dhe
  • Ligji nr. 9367 dt. 07.04.2005 “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”,
  • Ligji nr.10296, datë 8.7.2010 “Për menaxhimin financiar dhe kontrollin”
  • Ligji nr.9049 dt. 10.4.2003 “Për Deklarimin dhe Kontrollin e Pasurive, të Detyrimeve Financiare të të Zgjedhurve dhe të disa Nëpunësve Publikë”

MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE

Vlerësimi i kandidatëve do të përfshijë:

  • Vlerësimin e jetëshkrimit, eksperiencës, trajnimeve, kualifikimet e lidhura me fushën përkatëse
  • Vlerësimin me shkrim si dhe
  • Intervista e strukturuar me gojë

DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË INTERVISTËS

Data e daljes së rezultateve të konkurrimit:  18.11.2014

MËNYRA E NJOFTIMIT DHE KOMUNIKIMIT ME KANDIDATËT

Njoftimi i kandidatit fitues komunikohet përmes portalit të Shërbimit Kombëtar të Punësimit dhe të Bashkisë Vlorë

PËRSHKRIMI I PUNËS

I. TË DHËNAT PËR POZICIONIN E PUNËS

Emërtesa e pozicionit:  PËRGJEGJËS SEKTORI

Institucioni:                    BASHKIA VLORE

Drejtoria:                         DREJTORIA E TAKSAVE DHE TARIFAVE VENDORE

Sektori:                           i përpunimit të të dhënave dhe kontabilitetit tatimor

Raporton tek:                 DREJTORI I DREJTORISË

II. MISIONI

Evidentimi dhe marrja e masave ligjore për regjistrimin e subjekteve që ushtrojne aktivitet në territorin në juridiksion të Bashkisë Vlorë.

III. QËLLIMI I PËRGJITHSHËM I POZICIONIT TË PUNËS

Llogaritja dhe kontabilizimi i detyrimeve tatimore të tatimpaguesve, ndërrmarja e veprimeve shtrënguese sipas procedurave tatimore në fuqi për vjeljen e detyrimeve prej subjekteve debitor.

Përpunimi i informacionit prej sektorëve të drejtorisë dhe hartimi i regjistrit të subjekteve që ushtrojne aktivitet në territorin e Bashkisë Vlorë.

Përcaktimi i mënyrës së mbajtjes së kontabilitetit, ndjekja e procedurave të kontabilizimit dhe pagesës së detyrimeve tatimore.

Përgatitja e të gjitha informacioneve për Drejtorine mbi numrin e subjekteve, detyrimet e shlyera dhe të pashlyera, listat e debitorëve dhe përcjellja e këtyre informacioneve tek Drejtori i Drejtorisë dhe sektorët.

Rakordimi me strukturat e bashkisë dhe agjentët tatimor, paraqitja e akt-rakordimeve tek drejtori i drejtorisë.

Përgatitja e korrespondencës për Q.K.R, drejtori të tjera pranë Bashkisë, apo institucione të tjera për aq sa ato kanë lidhje për informacionin që disponon ky sektor.

IV. DETYRAT KRYESORE

(detyrat kryesore paraqiten si rezultat i punës së kryer)

  1. Përgjigjet për organizimin dhe drejtimin e punës në sektorin përkatës .
  2.  Përgjigjet për përgatitjen e parashikimit të të ardhurave vjetore nga taksat dhe tarifat vendore, të cilin e paraqet për miratim tek drejtori.
  3. Raporton mbi baza mujore pranë drejtorit për realizimin e të ardhurave per çdo taksë ose tarifë vendore dhe përgjigjet për realizimin e tyre.
  4.  Raporton tek drejtori mbi numrin e subjekteve debitor dhe përgatit listën e debitorëve, të cilën ia percjell më pas sektorit të borxhit dhe sektorit të kontrollit çdo muaj.
  5. Kujdeset për mënyrën e mbajtjes së kontabilitetit, ndjek mënyrën e kontabilizimit dhe pagesën e detyrimeve tatimore.
  6. Bashkëpunon me përgjegjësit e sektorëve të tjerë të drejtorisë duke shkëmbyer informacion ndërmjet tyre.
  7. Përgjigjet për kryerjen e akt-rakordimeve me strukturat përkatëse të Bashkise dhe agjentëve tatimor, të cilat i paraqet më pas për miratim pranë drejtorit.
  8. Përpunon informacionin e ardhur nga sektori i kontrollit në lidhje me subjektet e evidentuara dhe rregjistruara në terren dhe organizon punën për llogaritjen dhe kontabilizimin e detyrimeve tatimore mbi bazën e këtij informacioni.
  9. Organizon punën dhe merr masa për njoftimin e subjekteve debitor.
  10. Jep informacione javore pranë drejtorit lidhur me pagesat e detyrimeve nga subjektet dhe numrin e debitorëve.
  11. Ndjek hartimin e projekt-buxhetit në tërësinë e elementëve të tij.
  12. Paraqet për miratim tek drejtori programet e punës
  13. Përgatit korrespondencën për Q.K.R, drejtori të tjera pranë Bashkisë, apo institucione të tjera për aq sa ato kanë lidhje për informacionin që disponon ky sektor.
  14. Zbaton detyrat e tjera të ngarkuara nga drejtori.

 

V. PËRGJEGJËSITË KRYESORE LIDHUR ME:

(detyrat kryesore paraqiten si rezultat i punës së kryer)

A. Planifikimin dhe objektivat (nëse ka)

A.1.  Përgjigjet për organizimin dhe drejtimin e punës në sektor.

A.2 Përgjigjet për përgatitjen e parashikimit të të ardhurave vjetore nga taksat dhe tarifat vendore

A.3 Përgjigjet për kryerjen e akt-rakordimeve me strukturat përkatëse të Bashkise dhe agjentëve tatimor, të cilat i paraqet për miratim pranë drejtorit.

A.4 Përgjigjet për  mënyrën e mbajtjes së kontabilitetit, ndjek mënyrën e kontabilizimit dhe pagesën e detyrimeve tatimore.

B. Menaxhimin

B.1 Organizon punën dhe kërkon nga vartësit zbatimin e disiplinës në punë dhe realizimin e detyrave funksionale të tyre.

B.2 Kryen vlerësimin periodik të punës së çdo specialisti  të vartësisë

B.3 Raporton për zbatimin e detyrave te drejtori i drejtorisë dhe informon atë direkt për problemet e ndryshme të sektorit.

C. Detyrat teknike

C.1 Siguron materialet bazë për arritjen e qëllimit dhe objektivave te sektorit. Propozon tek eprori  modelet e faturave dhe formularëve të nevojshëm për punën e sektorit.

D. Përfaqësimin institucional dhe bashkëpunimin

D.1 Përgatit korrespondencën për drejtori të tjera pranë Bashkisë, apo institucione të tjera për aq sa ato kanë lidhje për informacionin që disponon ky sektor.

VI. ZGJIDHJA E PROBLEMEVE:

Në këtë vend pune, përgjegjësit të sektorit të përpunimit të të ardhurave i kërkohet kryesisht të zgjidhë probleme që lidhen me punën në vlerësimin tatimor të subjekteve tregtar dhe mbarëvajtjen e kontabilizimit të detyrimeve.

VII. VENDIMMARRJA:

Vendimmarrja në këtë pozicion bëhet në përputhje me kuadrin ligjor dhe lidhet kryesisht me çështje të shumëllojshme që kanë të bëjnë me veprimtarinë e drejtorisë.

VIII. MJEDISI MENAXHERIAL:

Raporton dhe përgjigjet direkt përpara drejtorit të drejtorisë dhe puna e tij ka ndikim në të gjithë veprimtarinë e drejtorisë.

IX. MBIKËQYRJA:

Aktiviteti i Përgjegjesit të Sektorit të Perpunimit të të Dhënave dhe Kontabilitetit Tatimor të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore te Bashkise  Vlorë mbikqyret nga drejtori i drejtorisë.

X. STAFI  NËN VARËSI (nëse ka):

Specialistë të sektorit.

XI. KUSHTET E PUNËS:

Përgjegjësit të Përpunimit të të Dhënave dhe Kontabilitetit Tatimor  mund t’i kërkohet të punojë jashtë orarit të punës, të cilat zëvendësohen me kohë pushimi apo shpërblim sipas akteve ligjore në fuqi.