Konkurimi është i hapur për nëpunësit civilë të një kategorie më të ulët me proçedurat e NGRITJES NË DETYRË, sipas parashikimeve të nenit 26 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”.

Kandidatët duhet të plotësojnë KUSHTET MINIMALE:

  1. të jetë nëpunës civil i konfirmuar;
  2. të mos ketë masë disiplinore në fuqi;
  3. të ketë të paktën një vlerësim pozitiv;
  4. të plotësojë kërkesat e posaçme për nivelin e arsimit, përvojës dhe kërkesat e tjera të posaçme për kategorinë, klasën, grupin dhe pozicionin përkatës.
  • Arsimi:

Arsimi i lartë për Ekonomik

  • Përvoja:

Të ketë përvojë pune në administratë publike, përbën avantazh përvoja në sektorin e menaxhimit të taksave, qendrore apo lokale.

  • Tjetër:
  • Të ketë njohuri mjaft mira të gjuhës angleze, preferohet njohja e gjuhe të dytë të BE
  • Të ketë njohuri shume te mira mbi programet bazë të punës në komjuter.
  • Të ketë aftësi të mira komunikuese, koordinuese dhe të punës në grup.

 

TË DHËNAT PËR POZICIONIN E PUNËS

  • Emërtesa e pozicionit:  Përgjegjës sektori
  • Institucioni:   BASHKIA VLORE
  • Drejtoria:  DREJTORIA E TAKSAVE DHE TARIFAVE VENDORE
  • Sektori:  Sektori i përpunimit të të dhënave dhe kontabilitetit tatimor
  • Raporton tek:  DREJTORI I DREJTORISE

 

LISTA E DOKUMENTEVE QË DUHET TË PLOTËSOJË KANDIDATI

  1. Letër motivimi për aplikim në vendin vakant;
  2. 1 kopje jetëshkrimi;
  3. Një numër kontakti dhe adresën e plotë të vendbanimit;
  4. Fotokopje e diplomës. Nëse aplikanti disponon një diplomë të një universiteti të huaj, atëherë ai duhet ta ketë të njehsuar atë pranë Ministrisë së Arsimit dhe Sportit;
  5. Fotokopje e listës së notave. Nëse ka një diplomë dhe listë notash të ndryshme me vlerësimin e njohur në Shtetin Shqiptar, atëherë aplikanti duhet ta ketë të konvertuar atë sipas sistemit shqiptar;
  6. 1 kopje e librezës së punës e plotësuar;
  7. Vërtetim i gjendjes gjyqësore;
  8. Çertifikata të kualifikimeve, trajnimeve të ndryshme;
  9. Dëshmi të njohjes së një gjuhe të huaj;
  10. Fotokopje e letërnjoftimit.

 

MËNYRA E DORËZIMIT TË DOKUMENTEVE

Dokumentet do të dorëzohen në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore të Bashkisë Vlorë të mbyllura në zarf, dorazi apo në rrugë postare, në adresën:

Bashkia Vlorë

Drejtoria e Burimeve Njerëzore

Sheshi “4 Heronjtë”

Vlorë, 9401

 

AFATI I DORËZIMIT TË DOKUMENTEVE

Afati i dorëzimit të dokumenteve 3.11.2014

 

DATA E DALJES SË REZULTATEVE PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK

Data e daljes së rezultateve për fazën e verifikimit paraprak  8.11.2014

 

DATA DHE VENDI I REALIZIMIT TË INTERVISTËS

18.11.2014, ora 11:00 – Salla e Mbledhjeve të Këshillit Bashkiak