Në zbatim të ligjit Nr.152/2013 “Për nëpunësin civil”, Drejtoria e Burimeve Njerëzore shpall procedurën për plotësimin e vendit të lirë  në pozicionin  “Përgjegjës sektori” në Sektorin e kontrollit dhe sekuestros të  Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore të Bashkisë Vlorë

 

Konkurimi është i hapur për nëpunësit civilë të një kategorie më të ulët me proçedurat e NGRITJES NË DETYRË, sipas parashikimeve të nenit 26 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”.

Kandidatët duhet të plotësojnë  KUSHTET MINIMALE:

  • të jetë nëpunës civil i konfirmuar;
  • të mos ketë masë disiplinore në fuqi;
  • të ketë të paktën një vlerësim pozitiv;
  • të plotësojë kërkesat e posaçme për nivelin e arsimit, përvojës dhe kërkesat e tjera të posaçme për kategorinë, klasën, grupin dhe pozicionin përkatës.

·         Arsimi:

Arsimi i lartë për Ekonomik / Drejtësi

·         Përvoja:

Të ketë përvojë pune në administratë publike, përbën avantazh përvoja në sektorin e menaxhimit të taksave, qendrore apo lokale.

·         Tjetër:

Të ketë njohuri mjaft mira të gjuhës angleze, preferohet njohja e gjuhe të dytë të BE.
Të ketë njohuri shume te mira  mbi programet bazë të punës në komjuter.

Të ketë aftësi të mira komunikuese, koordinuese dhe të punës në grup.

TË DHËNAT PËR POZICIONIN E PUNËS

  • Emërtesa e pozicionit:  Përgjegjës sektori
  • Institucioni:   BASHKIA VLORE
  • Drejtoria:   DREJTORIA E TAKSAVE DHE TARIFAVE VENDORE
  • Sektori:   Sektori i kontrollit dhe sekuestros
  • Raporton tek:  DREJTORI I DREJTORISE

LISTA E DOKUMENTEVE QË DUHET TË PLOTËSOJË KANDIDATI

  1. Letër motivimi për aplikim në vendin vakant;
  2. 1 kopje jetëshkrimi;
  3. Një numër kontakti dhe adresën e plotë të vendbanimit;
  4. Fotokopje e diplomës. Nëse aplikanti disponon një diplomë të një universiteti të huaj, atëherë ai duhet ta ketë të njehsuar atë pranë Ministrisë së Arsimit dhe Sportit;
  5. Fotokopje e listës së notave. Nëse ka një diplomë dhe listë notash të ndryshme me vlerësimin e njohur në Shtetin Shqiptar, atëherë aplikanti duhet ta ketë të konvertuar atë sipas sistemit shqiptar;
  6. 1 kopje e librezës së punës e plotësuar;
  7. Vërtetim i gjendjes gjyqësore;
  8. Çertifikata të kualifikimeve, trajnimeve të ndryshme;
  9. Dëshmi të njohjes së një gjuhe të huaj;
  10. Fotokopje e letërnjoftimit.

MËNYRA E DORËZIMIT TË DOKUMENTEVE

Dokumentet do të dorëzohen në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore të Bashkisë Vlorë të mbyllura në zarf, dorazi apo në rrugë postare, në adresën:

Bashkia Vlorë

Drejtoria e Burimeve Njerëzore

Sheshi “4 Heronjtë”

Vlorë, 9401

AFATI I DORËZIMIT TË DOKUMENTEVE

Afati i dorëzimit të dokumenteve 3.11.2014

DATA E DALJES SË REZULTATEVE PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK

Data e daljes së rezultateve për fazën e verifikimit paraprak  8.11.2014

DATA DHE VENDI I REALIZIMIT TË INTERVISTËS

18.11.2014, ora 11:00 – Salla e Mbledhjeve të Këshillit Bashkiak

FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË QË DO TË VLERËSOHEN NË INTERVISTË

Intervista do të bazohet në

  • Njohuri mbi legjislacionin tatimor vendor
  • Kodin e Proçedurave Administrative,
  • Ligjin nr. 9131 dt. 08.09.2003 “Për rregullat e Etikës në Administratën Publike”,
  • Ligji nr. 8503 dt. 30.06.1999 “Për të drejtën e informimit për dokumentat zyrtare” si dhe
  • Ligji nr. 9367 dt. 07.04.2005 “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”,
  • Ligji nr.10296, datë 8.7.2010 “Për menaxhimin financiar dhe kontrollin”
  • Ligji nr.9049 dt. 10.4.2003 “Për Deklarimin dhe Kontrollin e Pasurive, të Detyrimeve Financiare të të Zgjedhurve dhe të disa Nëpunësve Publikë”

MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE

Vlerësimi i kandidatëve do të përfshijë:

  • Vlerësimin e jetëshkrimit, eksperiencës, trajnimeve, kualifikimet e lidhura me fushën përkatëse,
  • Vlerësimin me shkrim si dhe
  •  Intervista e strukturuar me gojë

DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË INTERVISTËS

Data e daljes së rezultateve të konkurrimit:  18.11.2014

MËNYRA E NJOFTIMIT DHE KOMUNIKIMIT ME KANDIDATËT

Njoftimi i kandidatit fitues komunikohet përmes portalit të Shërbimit Kombëtar të Punësimit dhe të Bashkisë Vlorë

 PËRSHKRIMI I PUNËS

I. TË DHËNAT PËR POZICIONIN E PUNËS

Emërtesa e pozicionit:  PËRGJEGJËS SEKTORI

Institucioni:                    BASHKIA VLORE

Drejtoria:                         DREJTORIA E TAKSAVE DHE TARIFAVE VENDORE

Sektori:                           i kontrollit dhe sekuestros

Raporton tek:                 DREJTORI I DREJTORISË

II. MISIONI

Evidentimi dhe marrja e masave ligjore për regjistrimin e subjekteve që ushtrojne aktivitet në territorin në juridiksion të Bashkisë Vlorë.

III. QËLLIMI I PËRGJITHSHËM I POZICIONIT TË PUNËS

Evidentimi dhe regjistrimi i subjekteve në terren, ndërrmarja e veprimeve shtrënguese sipas procedurave tatimore në fuqi për vjeljen e detyrimeve prej subjekteve debitor.ü Përpunimi i informacionit prej specialistëve të terrenit dhe sektorëve të drejtorisë me qëllim hartimin e e regjistrit të subjekteve që ushtrojne aktivitet në territorin e Bashkisë Vlorë. Zbatimi i procedurave tatimore në fuqi deri në konfiskim për rregjistrimin e subjekteve të evidentuar në terren. Përgatitja e informacionit të nevojshëm mbi aktivitetin e subjektit të verifikuar në vendndodhjen e tij  dhe përcjellja e këtyre informacioneve tek Drejtori i Drejtorisë dhe sektorët.Përgatitja e korrespondencës për drejtori të tjera pranë Bashkisë, apo institucione të tjera për aq sa ato kanë lidhje për informacionin që disponon ky sektor

IV. DETYRAT KRYESORE

(detyrat kryesore paraqiten si rezultat i punës së kryer)

  1. Ndjek dhe organizon punën mbi mënyrën e evidentimit dhe kontrollit në terren.
  2. Kontrollon saktësinë e të dhënave për çdo subjekt që raportohet nga inspektorët përkatës sipas subjekteve që administrojnë.
  3. Përpunon informacionin e ardhur në lidhje me subjektet e evidentuara dhe të regjistruara në terren nga çdo specialist i sektorit  dhe harton regjistrin përfundimar të subjekteve.
  4. Kryen raportime ditore /javore /mujore apo vjetore mbi punën e sektorit pranë drejtorit.
  5. Jep informacion pranë sektorit të përpunimit të të dhënave dhe borxhit për ndryshimet e të dhënave që konstatohen gjatë kontrollit në terren.
  6. Koordinon në terren punën me Policinë Bashkiake për zbatimin e procedurave tatimore në lidhje me subjektet e paregjistruar apo debitor.
  7. Shqyrton sipas rastit ankesat e tatimpaguesve që lindin gjatë kontrollit në terren.
  8. Kryen verifikime në terren, nëse kjo nevojitet.
  9. Propozon pranë drejtorit masa disiplinore për punonjësit në varësi që nuk zbatojnë detyrat shkelin etikën apo disiplinën në punë.
  10. Harton programe pune dhe i paraqet pranë drejtorit për miratim.
  11. Zbaton detyrat e tjera të ngarkuara nga drejtori.

V. PËRGJEGJËSITË KRYESORE LIDHUR ME:

(detyrat kryesore paraqiten si rezultat i punës së kryer)

A. Planifikimin dhe objektivat (nëse ka)

A.1.  Përgjigjet për organizimin, drejtimin, kontrollin dhe monitorimin e punës në sektorin e kontrollit dhe sekuestros

A.2 Përgjigjet për hartimin e regjistrit të subjekteve që ushtrojne aktivitet në territorin e Bashkisë Vlorë.

A.3 Përgjigjet për kryerjen e procedurave për çuarjen deri në regjistrim të subjekteve të paregjistruar, sipas procedurave tatimore në fuqi.

B. Menaxhimin

B.1 Organizon punën dhe kërkon nga vartësit zbatimin e disiplinës në punë dhe realizimin e detyrave funksionale të tyre.

B.2 Kryen analiza  dhe vlerësim periodik mbi ecurinë e punës së çdo specialisti  të vartësisë dhe e paraqet pranë  eprorit direkt.

B.3 Raporton për zbatimin e detyrave tek drejtori i drejtorisë dhe informon atë direkt për problemet e ndryshme.

 

C. Detyrat teknike

C.1 Siguron materialet bazë për arritjen e qëllimit dhe objektivave të sektorit. Propozon tek Drejtori  modelet e formularëve të nevojshëm për punën e sektorit.

D. Përfaqësimin institucional dhe bashkëpunimin

D.1 Përgatit korrespondencën për drejtori të tjera pranë Bashkisë, apo institucione të tjera për aq sa ato kanë lidhje për informacionin që disponon ky sektor.

VI. ZGJIDHJA E PROBLEMEVE:

Në këtë vend pune, përgjegjësit të sektorit të kontrollit dhe sekuestros i kërkohet të zgjidhë probleme që kanë të bëjnë me punën e këtij sektori gjatë procesit të regjistrimit të subjekteve në terren.

VII. VENDIMMARRJA:

Vendimmarrja në këtë pozicion bëhet në përputhje me kuadrin ligjor dhe lidhet kryesisht me çështje të shumëllojshme që kanë të bëjnë me veprimtarinë e drejtorisë.

VIII. MJEDISI MENAXHERIAL:

Raporton dhe përgjigjet direkt përpara drejtorit të drejtorisë dhe puna e tij ka ndikim në të gjithë veprimtarinë e drejtorisë.

IX. MBIKËQYRJA:

Aktiviteti i Përgjegjësit të Sektorit të kontrollit dhe sekuestros të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore të Bashkisë Vlorë mbikëqyret nga drejtori i drejtorisë.

X. STAFI  NËN VARËSI (nëse ka):

Specialistë të verifikimit në terren.

XI. KUSHTET E PUNËS:

Përgjegjësit të sektorit të verifikimit në terren mund t’i kërkohet të punojë jashtë orarit të punës, të cilat zëvendësohen me kohë pushimi apo shpërblim sipas akteve ligjore në fuqi.