NJOFTIM

 

Për përfundimin e procedurës të shpallur “Lëvizje Paralele” për pozicionin Drejtor  në Drejtorinë e Shërbimeve dhe Logjistikës Zgjedhore, në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, pa kandidat

 

Për procedurën e shpallur “Lëvizje Paralele” për pozicionin Drejtor në Drejtorinë e Shërbimeve dhe Logjistikës Zgjedhore, në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, brenda afatit ligjor 30 ditor të shpallur, i cili përfundoi në datë 03.09.2014, u paraqit vetëm një kandidat.

Në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil”, Kreut IV, “Pranimi në shërbimin civil”, Neni 22, pika 5 dhe Kreu V dhe neni 25, “Lëvizja paralele dhe ngritja në detyrë”, Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.143, datë 12.03.2014 “Për procedurat e rekrutimit, të periudhës së provës, të lëvizjes paralele e të ngritjes në detyrë për nëpunësit civilë të kategorisë ekzekutive, të ulët dhe të mesme drejtuese”, Kreut VI, pikave 6 dhe 7, të tij, Ju njoftojmë përfundimin e procedurës për konkursin e lëvizjes paralele, për pozicionin e punës, Drejtor në Drejtorinë e Shërbimeve dhe Logjistikës Zgjedhore, për shkak se, në përfundim të afateve të shpallura, Drejtoria e Burimeve Njerëzore, pasi verifikoi dokumentacionin e paraqitur, konstatoi se kandidati i vetëm i paraqitur, nuk plotëson kushtet minimale të lëvizjes paralele. Kjo procedurë mbyllet pa kandidatë.

Konkursi do të vazhdohet me procedurën e rekrutimit nëpërmjet procedurës për ngritjen në detyrë.

 

 

Drejtoria e Burimeve Njerëzore

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve