Në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin  civil”, Kreut IV – “Pranimi në shërbimin civil”, Neni 22, pika 5 dhe Kreu V – “Lëvizja paralele dhe ngritja në detyrë”, nenit 25 dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.143, datë 12.03.2014 “Për procedurat e rekrutimit, të periudhës së provës, të lëvizjes paralele e të ngritjes në detyrë për nëpunësit civil të kategorisë ekzekutive, të ulët dhe të mesme drejtuese”, Kreut VI, pikave 6 dhe 7, njoftojmë përfundimin e procedurës “Lëvizje paralele”, për konkursin “specialist i burimeve njerëzore”,si më poshtë: 

Për konkursin e shpallur për pozicionin “specialist i burimeve njerëzore”, pranë Shërbimit të Burimeve Njerëzore dhe Trajtimit të Deputetëve, nga kandidaturat e paraqitura, brenda afateve të përcaktuara në njoftim, datës 13.08.2014, që janë: Alban Përmeti,Erin Dini, Ismail Garipi, Josiba Osmani, Jesmina Kraja, Marinela Skënderaj, Mia Koka dhe Valbona Qordja, njësia e menaxhimit të burimeve njerëzore, pasi verifikoi dokumentacionin e paraqitur nga kandidatët e mësipërm, konstaton se asnjeri prej tyre nuk plotëson kushtet minimale të lëvizjes paralele dhe në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin  civil”, Kreu V – “Lëvizja paralele dhe ngritja në detyrë”, nenit 25 dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.143, datë 12.03.2014 “Për procedurat e rekrutimit, të periudhës së provës, të lëvizjes paralele e të ngritjes në detyrë për nëpunësit civil të kategorisë ekzekutive, të ulët dhe të mesme drejtuese”, Kreut VI, pikave 6 dhe 7, kjo procedure mbyllet pa kandidatë.

Konkursi do të vazhdojë me procedurën “Pranim në Shërbimin Civil”.

Kandidatët e mësipërm konsiderohen të vlefshëm për këtë procedurë.

Etleva Zeqo

Drejtor i Përgjithshëm Administrativ