Shërbimi Kombëtar i Punësimit në bashkëpunim me Shërbimin Ndërkombëtar të Punësimit (ZAV) dhe Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ), organizon:

“Panair për Migrimin e ligjshëm për Punësim
Jetesa dhe Punësimi në Gjermani”
Panairi zhvillohet më datën 6 tetor 2016, ora 10°°-17°°.
Adresa: Qendra Rinore e Tiranës.

Objektivi është informimi dhe këshillimi lidhur me jetesën dhe punësimin në Gjermani. Vende pune konkrete mund t’iu ofrohen punonjësve të kualifikuar me një formim profesional ose me diplomë universitare (me përjashtim të sektorit shëndetësor) dhe me njohuri të gjuhës gjermane. Mund të sillni edhe CV-në dhe dëshmitë tuaja.
Jeni të mirëpritur!