Ministri i MMSR z. Blendi Klosi morri pjesë në aktivitetin e prezantimit të programit “ Migracioni për zhvillim” –Hapja e zyrës DIMAK Albania.

 

Aktiviteti pati synimin e informimit të  partnerëve dhe publikut në lidhje me fillimin e “Programit Global Migrimi për Zhvillim (PME)“ në Shqipëri. PME është porositur nga Ministria Federale gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (BMZ) dhe po zbatohet në kuadrin e Qendrës për Migracion dhe Zhvillim (CIM) – një ndërveprim i përbashkët i GIZ dhe Shërbimeve Ndërkombëtare e të Specializuara (ZAV) të Agjencisë Federale gjermane të Punësimit (Bundesagentur für Arbeit, BA)

Objektivi global i programit është forcimi i kontributeve të migrantëve për zhvillimin e vendeve të tyre të origjinës dhe përmirësimin e kushteve kuadër për migracionin e ligjshëm në vendet e përzgjedhura partnere, në fushat e mëposhtme të veprimtarisë:

Këshillimi për politikat e migracionit

Këshillimi për migracion (DIMAK)

Kthimi i migrantëve i orientuar nga zhvillimi

Bashkëpunimi me disaporën

Në kuadrin e këtij programi në ambientet e Zyrës së Punës së Shërbimit Kombëtar të Punësimit (SHKP) të Shqipërisë u hap  DIMAK Albania (Deutscher Informationspunkt für Migration, Ausbildung und Karriere – Qendra Gjermane e informimit për migracion, arsim profesional dhe karierë).

DIMAK Albania së bashku me stafin e SHKP do të ofrojë në një qendër të vetme informacione në lidhje me mundësitë dhe rreziqet e migracionit, si dhe këshillime në lidhje me çështjet që kanë të bëjnë me qasjen në tregun e punës në Shqipëri dhe Gjermani. Shërbimet Ndërkombëtare e të Specializuara (ZAV) do të mbajë një prezantim dhe do të shkëmbeje informacion me partnerët e interesuar në lidhje me migrimin e ligjshëm për punësim në Gjermani ‘’Jetesa dhe Punësimi në Gjermani“.

Ministri Klosi vuri theksin tek jehona që i bën ky projekt, arsimit dhe formimit profesional, si garancia e vetme për tu pikëtakuar me tregun e punës.

Klosi: Orientimi në tregun  e punës, kalon vetëm përmes aftësimit

Klosi: Arsimi profesional, mekanizëm për rritjen ekonomike

Klosi: 50 mijë vëndet që ofrohen, nuk  është një kuotë vetëm për Shqipërinë

Klosi:  Janë vende pune që Gjermania I ofron për profesionistë

Klosi: Konkurrenca është e madhe, ndaj insistojmë për arsimin profesional

Klosi:  Eshte shumë e qartë që një i ri shqiptar në qoftë se ka një zanat, me atë zanat jeton mirë nuk  ka pse të shkojë dhe të emigrojë në Gjermani, por në kushtet e mungesës së një zanati padyshim opsioni i lëvizjes është një opsion real

Klosi: Arsimi dhe formimi profesional nuk është një mundësi për ti cuar fëmijët jashtë, por është një mundësi për ti mbajtur ata në Shqipëri