Njoftim
Për konkursin e shpallur për pozicionin “Specialist në Drejtorinë e  Marrëdhënieve me Jashtë” në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve
Në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013, “Për nëpunësin civil”, Kreut IV, “Pranimi në shërbimin civil”, Neni 22, pika 5 dhe Kreu V dhe neni 25, “Lëvizja paralele dhe ngritja në detyrë”, Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.143, datë 12.03.2014 “Për procedurat e rekrutimit, të periudhës së provës, të lëvizjes paralele e të ngritjes në detyrë për nëpunësit civilë të kategorisë ekzekutive, të ulët dhe të mesme drejtuese”, Kreut VI, pikave 6 dhe 7, të tij, Ju njoftojmë përfundimin e procedurës për konkursin e lëvizjes paralele, për pozicionin e punës, specialist i marrëdhënieve me jashtë, për shkak se, në përfundim të afatit 30 ditor të shpallur në njoftimin e datës 14.07.2014, asnjë nga kandidaturat që kanë aplikuar online në faqen e Shërbimit Kombëtar të Punësimit, nuk plotëson kriteret minimale të kualifikimit për procedurën e konkurrimit të lëvizjes paralele.

Konkursi do të vazhohet me procedurën e konkurimit për pranimin në shërbimin civil.

Drejtoria e Burimeve Njerëzore

 Komisioni Qendror i Zgjedhjeve