Njoftim

Për konkursin e shpallur  për pozicionin “Përgjegjës i Sektorit të Shërbimeve,  në Drejtorinë e Shërbimeve dhe Logjistikës Zgjedhore” pa kandidat, në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve

Në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013, “Për nëpunësin civil”, Kreut IV, “Pranimi në shërbimin civil”, Neni 22, pika 5 dhe Kreu V dhe neni 25, “Lëvizja paralele dhe ngritja në detyrë”, Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.143, datë 12.03.2014 “Për procedurat e rekrutimit, të periudhës së provës, të lëvizjes paralele e të ngritjes në detyrë për nëpunësit civilë të kategorisë ekzekutive, të ulët dhe të mesme drejtuese”, Kreut VI, pikave 6 dhe 7, të tij, Ju njoftojmë përfundimin e procedurës për konkursin e lëvizjes paralele, për pozicionin e punës, “Përgjegjës i Sektorit të Shërbimeve,  në Drejtorinë e Shërbimeve dhe Logjistikës Zgjedhore”, për shkak se, në përfundim të afatit ligjor 30 ditor të shpallur, i cili përfundoi në datë 20.08.2014, nuk u paraqit asnjë kandidat për realizimin e kësaj procedure.

Konkursi do të vazhdohet me procedurën e rekrutimit nëpërmjet procedurës për ngritjen në detyrë.

 

 

Drejtoria e Burimeve Njerëzore

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve