Për pozicionin Specialist i Financës, në Sektorin e Financës dhe Administratës në Drejtorinë e Financës dhe Shërbimeve, nuk ka aplikantë për procedurën e lëvizjes paralele dhe për pasojë me këtë pozicion do të procedohet me pranimin në shërbimin civil, në zbatim të nenit 22 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, si dhe të Kreut II të Vendimit  Nr. 243, datë 18.3.2015 “Për Pranimin, Lëvizjen Paralele, Periudhën e Provës dhe Emërimin në Kategorinë Ekzekutive”.