U inaugurua në Bashkinë e Vorës,  Zyra  e re e Punës. Në këtë bashki të re kanë qenë të shumta kërkesat e punëkërkuesve dhe bisnesit për të patur më afër shërbimin e pikëtakimit mes kërkesës dhe ofertës.

Janë 37 mijë banorë në këtë zonë, me mbi 500 bisnese. Me inagurimin e kësaj zyre, nis faza e dytë e shtrirjes së Zyrave të punësimit në bashkitë e vogla, pas përfundimit së fazës së parë të hapjes së tyre në bashkitë qëndër qarqesh, deklaroi drejtori i Shërbimit Kombëtar të Punës Artur Micko, i cili shtoi se banorët e Vorës deri tani i drejtoheshin zyrave të punës në Tiranë. Kjo zyrë e re shkurton distancat për ta dhe rrit informimin për kërkesat për punësim.

 

Prefekti  i Tiranës Sadi Vorpsi deklaroi se me hapjen e zyrës së punësimit në Vorë, plotësohet me zyra pune qarku i Tiranës, duke i bërë një shërbim të madh komunitetit për këshillim, informim dhe akses më të madh për punëzënien.

Përfaqësuesi i Biznes Albania Luan Bregasi, deklaroi se zyrat e punës në këto tre vjetë kanë qenë një ndihmesë e madhe për sipërmarrjen, duke iu ardhur në ndihmë për të identifikuar punonjësit që iu përshtaten bisnesit të tyre.

Ministri i MMSR z. Blendi Klosi deklaroi se të 61 bashkitë në vend, do të jenë të pajisura me zyra pune  brenda 2017Po punohet me intensitet për shtrirjen e këtij shërbimi në të gjithë territorin e vendit, më pranë bisnesit dhe më pranë komunitetit.

Ministri Klosi iu përgjigj interesimit të bisnesmenëve të industrisë së rëndë, në kërkesën e tyre për punonjës të kualifikuar.

Ministri Klosi deklaroi se Arsimi dhe Formimi Profeional do të kalojë nën menaxhimin e Shërbimit Kombëtar të Punës, për të mundësuar pikërisht lidhjen më të mirë mes kërkesës së bisnesit për kualifikime të caktuara dhe asaj kurset tona të Formimit Profesional ofrojnë sot.