Quhet Admir Idrizaj, jam 26 vjeç. Kam mbaruar studimet e larta për Administrim Biznes, si dhe kam përfunduar një master për pasuri të paluajtshme në Administrim Publik. Për një periudhe kohe të gjatë mbeta i papunë dhe u drejtova pranë Zyrës së Punës në Vlorë ku më rekomanduan të paraqitesha pranë subjektit Lolida Group që kishte paraqitur një ofertë punësimi për menaxher. Pas intervistës që zhvillova tek biznesi lidha kontratën e punës dhe prej 2 muajsh punoj si menaxher pranë kësaj firme. Falënderoj Zyrën e Punësimit Vlorë për mundësinë që më ofroi.