NJOFTIM PER VEND  PUNE

Mbështetur në nenin 4 të Ligjit Nr. 8102, datë 28.03.1996 “Për kuadrin rregullator të sektorit të furnizimit me ujë dhe largimit e përpunimit të ujërave ndotura”  i ndryshuar, Ekipi Përzgjedhës  shpall konkurrim për vendin e tre anëtarëve të Komisionit Kombëtar në Entin Rregullator të Ujit, me mandat 4 vjeçar, përkatësisht:
–    1(një) anëtar profesionist sipas përcaktimeve në përputhje me germën á” të pikës 3 të nenit 4 të ligjit nr. 8102
–    2(dy) ) anëtarë profesionist sipas përcaktimeve në përputhje me germën b” të pikës 3 të nenit 4 të ligjit nr. 8102.
Kandidatët  (një) për anëtar në Komisionin Kombëtar të Entit Rregullator të Ujit, në përputhje me germën á” të pikës 3 të nenit 4 të ligjit nr. 8102, duhet të jenë specialistë me eksperiencë 10 vjet me profesion inxhinier ndërtimi, hidrologji, urbanistikë, shëndetësi,
epidemiologji, mikrobiologji apo disiplina të tjera të ngjashme.
Kandidatet (dy) për anëtar në Komisionin Kombëtar të Entit Rregullator të Ujit, në përputhje me germën “b” të pikës 3 të nenit 4 të ligjit nr. 8102, duhet të jenë specialistë me eksperiencë 10 vjet me profesion ekonomi, biznes, tregti, sistem bankar, kontabilitet, drejtësi, administratë publike apo disiplina të tjera të ngjashme,
Kandidatët nuk duhet të jenë në kushtet e papajtueshmërive dhe përjashtimeve të parashikuara nga ligji 8102.

Personat e interesuar të paraqesin kërkesën e tyre, të shoqëruar me dokumentet e mëposhtme:

1-    Deklaratë që kandidati garanton plotësimin e kërkesave të  ligjit Nr. 8102, datë 28.03.1996,  për anëtarin e Komisionit të sipërpërmendur.
2-    CurriculumVitae.
3-    Kopje të diplomës dhe listës së notave të noterizuara.
4-    Dokumente zyrtare që vërtetojnë njohjen e gjuhëve të huaja.
5-    Certifikata të  kualifikimeve të ndryshme.
6-    Libreze pune (fotokopje e noterizuar)
7-    Gjendjen Gjyqësore

Dokumentet do të dorëzohen për Ekipin Përzgjedhës brenda datës 28.07.2014, në adresën:

Enti Rregullator i  Sektorit të Furnizimit me Ujë dhe largimit e përpunimit të ujërave të ndotura, (ERRU) Blv. “Gjergj Fishta”, Godina 10, kati i katërt, Tiranë.