Erion Dano, një student që para pak kohësh u diplomua në Itali, për Shkenca Politike, Marrëdhënie Ndërkombëtare, u rikthye në gusht të këtij viti për t’u punësuar në Shqipëri. U paraqit pranë Zyrës së Punës Tiranë, për t’u regjistruar si i papunë, dhe gjatë zhvillimit të intervistës, u njoh me një pozicion të lirë pune pranë Kompanisë “Plus Communication”, për të cilën u rekomandua të aplikonte.
Pas realizimit me sukses të dy testeve, u punësua si Key Account në “Plus Communication”.
Suksese Erion!
Nga stafi i Zyrës së Punësimit Tiranë.