“Quhem Zhaneta Papazi, jam 52 vjeç. Prej 17 vitesh jetoja në Greqi si emigrante. Kriza aty më ktheu në shtator 2013. Pas disa përpjekjeve për të gjetur një vend pune, u paraqita në Zyrën e re te Punës në Tiranë, ku me ofruan një vend pune si Inxhiniere e Përpunimit të Drurit në një kompani private, punë të cilën e kam bërë për 15 vjet përpara se të emigroja, tek ish fabrika e drurit. Me zanat ha bukë – kur i thonë fjalës.
Faleminderit Zyra e Punës që më trajtuan me respekt edhe kur s’ish gjendur ende puna.”