Arsimi profesional post- sekondar dhe programet e trajnimit janë të pakta dhe të pa zhvilluara në Shqipëri. Një projekt i ILO-BE mbështet zhvillimin e programeve moderne të trajnimit, të cilat janë shumë të nevojshme për tregun e punës në Shqipëri

Gjatë dy dekadave të fundit, shumica e të rinjve shqiptarë kanë gjetur veten pa punë të kualifikuar në tregun e punës, pas përfundimit të arsimit e mesëm. Problem i vazhdueshëm i papunësisë së të rinjve është  kombinimi i  mungesës së teknikëve dhe specialistëve të kualifikuar në shumë sektorë ekonomikë për shkak të arsimimit të copëzuar dhe jo tërheqës të sistemit të aftësimit profesional (AAP) në Shqipëri.

Qeveria shqiptare ka nismuar një program të arsimit dhe aftësimit profesional post-sekondar si masë për zhvillimin e aftësive dhe krijimin e vendeve të punës, sidomos për të rinjtë, por edhe për punëtorët më të vjetër.

Për të mbështetur qeverinë në këtë proces, më 17 janar 2014 u zhvillua një seminar kombëtar nga IPA 2010 për “Projektin e Zhvillimit të Burimeve Njerëzore” të zbatuar nga ILO dhe të financuar nga BE-ja. Pjesëmarrësit kryesorë të përfshirë në këtë seminar ishin institucionet e arsimit të lartë, ofruesit e arsimit dhe aftësimit profesional, specialistë, akademikë, kompanitë dhe partnerët social dhe politikëbërësit qeveritarë.

Pjesëmarrësit diskutuan një studim të titulluar “Zgjerimi i Arsimit Profesional post sekondar dhe Trajnimit në Shqipëri”| i zhvilluar nga ekipi i projektit. Ky seminar tregoi se studimi i fizibilitetit dhe plani i zbatimit të ofron një bazë të mirë për zgjerimin e sistemit të trajnimit.

Sipas përfundimeve të seminarit, zgjidhje për mungesën e aftësive aktuale mund të jepet duke siguruar nivele të ndryshme të kualifikimeve me fokus profesional. Zgjerimi i arsimit pas të mesëm shqiptar profesional dhe programet e trajnimit duhet të reflektojnë nevojat aktuale të tregut të punës në Shqipëri.

Një hap tjetër ishte fakti se ekipi do të krijojë një program dhe zhvillojë katër kurrikula, të cilat do të shërbejnë si model për zgjerimin e këtyre programeve të trajnimit në të gjithë vendin.

Studimi i fizibilitetit dhe plani i zbatimit është përgatitur nga Z. Ëerner HEITMANN, Z. Stefan Thomas dhe znj. Eriola Shingjergji nën udhëheqjen e zonjës Maria do Carmo Gomes.