MISIONI I SEKRETARIATIT TEKNIK TË KËSHILLIT KOMBËTAR TË UJIT

Ndërtimi i një sistemi të integruar të qeverisjes dhe menaxhimit të burimeve ujore me qëllim përmbushjen totale të nevojave jetësore, konkurrueshmërinë e përdorimeve dhe prioritizimin drejt përfltueshmërisë ekonomike, duke mbajtur në vëmendje qëndrueshmërinë e ekosistemeve.

I. DREJTORIA E EKSELENCËS

Objekti i punës së Drejtorisë së ekselencës
Projektimi dhe ngritja e një sistemi total të integruar të qeverisjes dhe menaxhimit të burimeve ujore.

DREJTORI

Preferohet të ketë përfunduar fakultetin juridik, ose fakultetin ekonomik, ose fakultetin e inxhinierisë, dega hidroteknikë, ose mjedis.

KRITERI PËR POZICIONIN:

Të ketë përfunduar arsimin e lartë (MASTER SHKENCOR);
Preferohet të ketë kryer studime/kurse pasuniversitare në fushën e administrimit të burimeve ujore Preferohet mbi 8 vjet eksperiencë pune;
Preferohet mbi 2 vjet eksperiencë pune ne administratën publike;
Preferohet mbi 3 vjet eksperiencë pune në pozicione drejtuese;
Preferohet të ketë eksperiencë në trajtimin e çështjeve që kanë të bëjnë me burimet ujore;
Njohje shumë të mirë të gjuhës angleze, një gjuhë e dytë përbën avantazh;
Të ketë aftësi drejtuese dhe menaxheriale të spikatura;
Të ketë aftësi shumë të mira analizuese dhe krijuese;
Të ketë integritet të lartë;

DOKUMENTET QË DUHET TË PARAQESIN TË INTERESUARIT:

—                   Kërkesë për pozicionin për të cilin është i interesuar kandidati;
—                   CV;
—                   Diploma e fakultetit dhe lista e notave;
—                   Diploma e masterit dhe lista e notave (nëse ka);
—                   Certifikatë që vërteton zotërimin e gjuhës angleze (nëse ka);
—                   Letër rekomandim (nëse ka).

KU DO TË PARAQITEN DOKUMENTET:

Dokumentet duhet të paraqiten të mbyllura në zarf pranë zyrës së informacionit në godinën e Këshillit të Ministrave, deri në datë 15.8.2014.

SQARIM: Vetëm personat e përzgjedhur do të kalojnë në fazën e dytë, atë të intervistimit.