Në Ditën Botërore të Punës së Denjë, Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë organizatoi aktivitetin me praninë e drejtuesve të Sindikatave Shqiptare dhe atyre të rajonit, pranë Kompanisë “Muka”, një kompani e re e shtrirë edhe në Tiranë, pas Shkodrës dhe degës në Elbasan.

Duke vënë theksin tek kushtet model për punonjësit në këtë kompani,  ministri Klosi vuri theksin tek risitë e kodit të ri të punës, në mbrojtje të punëmarrësve dhe dha statistika të përmirësimit të kushteve të punës 2013 – 2016.

Klosi : 6- fishim I  fondeve të nxitjes së punësimit

Klosi : Në Shqipëri ka punë, kërkohen profesionistë.

Klosi: Përgjysmim I aksidenteve në punë.

Fjala e ministrit Klosi:

Do doja shumë të falenderoja kompaninë MUKA e cila na ofroi me bujari ambientin e saj.  Falenderoj Shërbimin Kombëtar të Punësimit që zgjodhi këtë kompani  për një fakt shumë të thjeshtë.  Ne përpiqemi të bëjmë ligje, ne përpiqemi të bëjmë strategji, ne përpiqemi të mbrojmë biznesin por kur vjen nga një kompani kaq të mirë si kompania MUKA  kuptojmë se të gjitha ato që ne bëjmë  ka një produktivitet dhe kanë një rezultat shumë të mirë në vetvete.

Kompania ka kohë që është krijuar, është një kompani e cila është futur  fuqimisht në tregun shqiptar të punës , dëshmon vrullin me të cilin po merr biznesi në vëndin tonë. Kompania është po ashtu dëshmues I gjallë I shprehjes sonë që “ Në Shqipëri ka punë por duhen profesionistë”. Në Shqipëri ka hapësira për më shumë punësim por duhen njerëz të kualifikuar, duhen menaxher të aftë, duhen drejtues dhe biznesmen të zotë të cilët e kuptojnë shumë qartë që puna është e denjë dhe me punë të denjë njerëzit të paguhen drejtësisht, të mbajnë familjen e tyre dhe natyrisht të bëjnë një jetë më të mirë.

Të gjithë të punësuarit e kësaj kompanie të cilët janë mbështëtur dhe nga programi I nxitjes së punësimit që qeveria shqiptare ka realizuar me bujari shumë herë më shumë se sa viteve përpara. Mos të harrojmë që në vitin 2016 ne 6-fishuam fondin e nxitjes së punësimit  krahasim me vitin 2013. Mos të harrojmë se cfarë kemi bërë me legjislacionin për këtë vit ku kompania arriti që të shtoj 150 puntor vetëm gjatë vitit 2016 dhe në këto pak muaj të jetë e gatshme sic e tha dhe vet pronarja një numër të konsiderueshëm vëndesh në Tiranë dhe Shkodër  dhe ajo që është më e shumë  pritur  nga ne të hapi 800 vënde të reja pune në Elbasan brënda harkut kohor të viti 2016.  Kjo pa dyshim na bën ne që të mendojmë se ato cfarë kemi realizuar të jenë në të mirën e drejtpërdrejt të biznesit, komunitetit, të njerëzve që punojnë me punë të denjë.

Gëzim Kalaja tha shumë drejt që kjo është një ditë në të cilën ne duhet të reflektojmë , është një ditë në të cilën ne do duhet të kuptojmë se cfarë bëjmë ne për punën e denjë , a vjen ajo vetvetiu apo ka nevoj që në të përmirësojmë strategjitë e legjislacionit?

Ministria e Mirëqenies Sociale në këtë vit ka realizuar pesë ligje shumë të rëndësishme që shkojnë drejtpërsëdrejti te puna e denjë. Përfunduam me sukses dhe aprovuam në parlament Kodin e Punës, realizuam ligjin e Zejeve që I shkon drejtpërsëdrejti atyre njerëzve  që punojnë me punë të denjë, realizuam ligjin e Punëkërkuesve  të papunë duke u përpjekur me forcë që ta cojmë tregun e punës drejt kualifikimit dhe ta cojmë mbështetjen sociale drejt atyre që punojnë. Kemi realizuar ligjin për Arsimin dhe Formimin Profesional dhe ligjin e ri për Shërbimin dhe Legjislacionin Aldur për Shërbimin Kombëtar të Punësimit.

Të gjitha këto janë një paketë ligjore e cila na con ne te puna e denjë. Shumfishimi I fondeve, bërja e legjislacionit dhe praktika më të konsoliduara të punës na sjellin dhe rezultate,  rezultate të cilat shkojnë te paga më e lartë e punonjësve, kushte më të mira të punës dhe natyrisht organizimi më I mirë I tyre edhe në mbrojtje të dinjitetit të tyre. Ajo që ne kërkojmë me forcë është që këto grupime puntorësh, këto grupime njerëzish që punojnë me punë të denjë të kenë dhe zërin e tyre më të lartë.

Në këtë ditë të Punës së Denjë ne mund të shikojmë dhe shifrat që nuk vinë vetëm nga fjalët tona, nga politikat por vjen nga reformat që ne kemi ndërmarrë. Është për tu theksuar që në bazë të drejtavë që vijnë nga Kodi I Punës, mbas rregullacioneve që bëjmë nëpërmjet legjislacionit dhe vendimit të qeverisë për më shumë kushte të mira në ambjentet ku punohet, më shumë mbështetje buxhetore nga shteti, më shumë mbrojtje për të drejtat dhe kushtet e punës të puntorëve në vëndin e punës.

 

Ne kemi disa shifra që nuk mund të rrinë pa u përmendur.  Në qoftë se në vitin 2013 aksidentet me vdekje në punë përbënin 24,2 %  të rasteve, në 2014 22,3  %  të rasteve, në 2015 15,3 % . Në 2016 kemi 50 përqind më pak . Kemi fatmirësisht një ulje. Në 2016 kemi vetëm 11,5 % të rastevë  me aksidente në punë. Kjo falë kushteve shumë më të  mira, kërkesës për regjistrime më të plota dhe natyrisht rezultateve më të mira të punës tonë.

Në qoftë se flasim me një indikator tjetër me dëmtimet masive në ambjentet e punës : në 2016 këto përbëjnë vetëm 0.52 %  të rasteve ndërkohë që vetëm 3 vjet më parë  në 2013 kanë qënë 8.9% të rasteve. Kjo është arritur ndërmjet një politike shumë më të drejt dhe kushteve dhe mbrojtjes së punëtorëve në punë .

Po të shikojmë për sa I përket sëmundjeve profesionale në vitin 2013 ato kanë qënë 3880 raste dhe në vitin 2016 kemi vetëm 265 raste të dyshuara për sëmundjet profesionale në punë në 6-mujorin e parë të vitit 2016.

Janë disa indicator, janë disa tregues që dëshmojnë se ne po shkojmë në rrugën e duhur, dëshmojnë se partneriteti ndërmjet organizatave të punëmarrësve pra sindikatave apo grupimeve të puntorëve janë bërë tashmë shumë të forta në raport me organizatat e pundhënësve  pra bizneset dhe natyrisht në bashkpunim me institucionet shtetërore, inspektoriatin e Shërbimit Kombëtar të Punësimit dhe gjithë institucionet shtetërore bëjnë sot që të jemi shumë herë më pranë punës së denjë, pagesës së denjë dhe jetës së denjë që vjen nga kjo pagesë.

Do doja shumë që si kompania MUKA  të kishte shumë të tjera në Shqipëri  dhe sot realisht ka shumë më shumë. Do doja shumë që e Shërbimit Kombëtar i Punësimit të jetë një ndërfaqe shumë herë më e drejtë ndërmjet punkërkuesve dhe punmarrësve për të bërë të mundur që ti drejtohen punkërkuesit drejt ndërmarrjeve të tilla si MUKA të cilat ofrojnë kushte të denja në punë . Do doja shumë që ti afrojmë drejt formimit dhe arsimit profesional , do doja shumë që në harkun kohor të pak viteve ne këto shifrash ti cojmë drejt zeros dhe më 7 tetor të cdo viti të themi që po legjislacioni që përgatitëm , Kodi I Ri I Punës, Ligjet për aftësim dhe formim profesional , ligjet për Mbrojtjen dhe të Drejtat e Puntorëve dhanë produktet e tyre.

Mendoj që kemi bërë shumë por shumë më shumë do duhet të bëjmë. Në këtë 7 tetor do duhet ti ulemi atyre grave dhe vajzave që sot punojnë në kompaninë MUKA , të gjithë  atyre grave dhe vajzave që janë sot në tregun shqiptar, të gjithë burrave dhe djemve të cilët pranojnë një punë të denjë.

Ju faleminderit!