BASHKIA E TIRANËS

QËNDRA EKONOMIKE E ZHVILLIMIT DHE EDUKIMIT TË FËMIJËVE

______________________________________________________________________________

 

 

 

                                                                                                            Tiranë, më 07.03.2018

 

Ju njoftojmë se,në “Qendrën Ekonomike të Zhvillimit dhe Edukimit të Fëmijëve” “Bashkia Tiranë”, në zbatim të organigramës miratuar me Urdhërin nr. 7244 datë 04.03.2016 “Për riorganizimin e struktures organizative të Qendrës Ekonomike të Zhvillimit dhe Edukimit të Fëmijëve, Institucion në Varësi të Bashkisë së Tiranës”,dhe Vendimit nr. 17381 datë 06.06.2016 “Për miratimin e rregullores së brendshme të organizimit dhe funksionimit të Qendrës Ekonomike të Zhvillimit dhe Edukimit të Fëmijëve” shpallen 10 (dhjetë) vendetë lira pune për ”Edukatore”.

Për sa mësipër sqarojmë se:

Për pozicionin e punës si “Edukatore” duhen plotësuar kriteret e mëposhtme:

-Të ketë mbaruar arsimin e mesëm Infermieri ose të lartë Infermieri, Mësuesi(Parashkollor, CIU), Shkenca Sociale(Psikologji, Punë Sociale).

-Të ketë experience punë në lidhje me fëmijërinë e hershme.

Afati për dërgimin e CV është deri më date 16.03.2018

Qendra Ekonomike e Zhvillimit dhe Edukimit të Fëmijëve

Bashkia Tiranë