BASHKIA E TIRANËS

QËNDRA EKONOMIKE E ZHVILLIMIT DHE EDUKIMIT TË FËMIJËVE

______________________________________________________________________________

 

 

 

                                                                                                            Tiranë, më 04.01.2018

 

Lënda: Dërgim Informacioni

 

 

Drejtuar: Zyrës Rajonale të Punësimit Tiranë

 

 

Ju njoftojmë se,në “Qendrën Ekonomike të Zhvillimit dhe Edukimit të Fëmijëve” “Bashkia Tiranë”, në zbatim të organigramës miratuar me Urdhërin nr. 7244 datë 04.03.2016 “Për riorganizimin e struktures organizative të Qendrës Ekonomike të Zhvillimit dhe Edukimit të Fëmijëve, Institucion në Varësi të Bashkisë së Tiranës”,dhe Vendimit nr. 17381 datë 06.06.2016 “Për miratimin e rregullores së brendshme të organizimit dhe funksionimit të Qendrës Ekonomike të Zhvillimit dhe Edukimit të Fëmijëve” shpallen 10 (dhjetë) vendetë lira pune për ”Edukatore”.

Për sa mësipër sqarojmë se:

Për pozicionin e punës si “Edukatore” duhen plotësuar kriteret e mëposhtme:

-Të ketë mbaruar arsimin e mesëm Infermieri ose të lartë Infermieri, Mësuesi(Parashkollor, CIU), Shkenca Sociale(Psikologji, Punë Sociale).

-Të ketë experience punë në lidhje me fëmijërinë e hershme.

Afati për dërgimin e CV është deri më date 13.01.2018

Qendra Ekonomike e Zhvillimit dhe Edukimit të Fëmijëve

Bashkia Tiranë