Lloji i diplomës shkenca natyrore/matematike/informatikë/elektronikë

 

Në zbatim të Nenit 22 dhe të Nenit 25, të Ligjit 152/2013 “Për Nëpunësin Civil” i ndryshuar,’ VKM-së Nr.142 datë 12.03.2014, “Për përshkrimin dhe klasifikimin e pozicioneve të punës në institucionet e administratës shtetërore dhe institucionet e pavarura” i ndryshuar ; si dhe të Kreut II, III, IV dhe VII, të Vendimit Nr. 243, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, Bashkia Mallakastër, shpall procedurat e lëvizjes paralele , ngritjes në detyrë, dhe të pranimit në shërbimin civil për kategorinë e mesme dhe të ultë drejtuese, për grupin e pozicioneve:

 

Përgjegjës Sektori, Sektori i Statistikave dhe i Gjendjes Civile, Drejtoria Juridike dhe Marrëdhëniet me Publikun , kategoria: III-a

 

Afati për dorëzimin e dokumenteve për

LEVIZJE PARALELE:

14.09.2016
Afati për dorëzimin e dokumenteve për

NGRITJE NË DETYRË:

19.09.2016

 

 

 

Përshkrimi përgjithësues i punës për pozicionet si më sipër është:

Përshkrim i Përgjitshëm

Ky sektor ka si qellim te rregulloje menyren e marrjes , organizimit, shperndarjes, te statistikave zyrtare per territorin  e Bashkise Mallakaster ,mbledh, perpunon , informacione per situaten ekonomike, demografike, sociale, mjedisore  dhe I percjelle ato ne Autoritetet Eprore Statistikore. Ne misionin  e tij ky sektor  perpunon te dhenat statistikore pa dallim ne se jane persona  apo juridik familje apo cdo lloj njesie ekonomike, ai mbledh , ruan perpunon, analizon , interpreton keto te dhena duke ruajtur konfidencialitetin e te dhenave individuale. Paanshmeria, besueshmeria, pavaresia profesionale , perkatesia, konfidencialiteti dhe transparenca jane parimet baze mbi te cilat  mbeshtet puna e ketij sektori.Gjendja Civile ka per qellim te ofroj nje sherbim cilesor , korrekt ndaj qytetareve dhe te bashkepunoj me insttucionet e ndryshme.Ofrimi i një shërbimi sa më të efektshëm dhe korrekt ndaj qytetarëve që kanë nevojë për shërbimet e zyrës së gjendjes civile.

 

DETYRAT

Detyrat Kryesore

  1. realizon mbarëvajtjen e punës, duke sjellë modernizimin gradual të shërbimeve që ofrohen;
  2. zbaton aktet ligjore dhe nenligjore dhe përbush funksionet e parashikuara në to në lidhje me shërbimin e gjendjes civile;
  3. pajis në kohë dhe me cilësi qytetarët me çertifikata (familjare, vdekje, martese, akt-lindje,negative) mbi bazën e kërkesës së këtyre të fundit;
  4. ndjek korrespondencën me institucione të ndryshme si: prokurori, polici, ministritë si dhe me zyrat konsullore te atashuara ne Shqipëri etj;
  5. takim me qytetarët për probleme të ndryshme në lidhje me çertifikatat ose regjistrat;
  6. zbatimi në regjistra i vendimeve të marra nga gjykata në lidhje me korrigjimet e akteve të lindjes, korrigjimet e moshës, korrigjimet e gjeneraliteteve;
  7. kryen verifikimin e të gjitha akteve të lindjes të regjistruara ;
  8. ruan dhe plotëson me korrektësi arkivën e gjendjes civile dhe zbaton të gjithë legjislacionin në fuqi lidhur me ruajtjen e dokumentacionit arkivor.
  9. Gjendja Civile duhet te paisi ne kohe dhe me cilesi me  akte qytetaret sipas kerkesave.
  10. Te ndjek korrespodencen me institucionet e ndryshme prokurori, gjykate etj
  11. Te mireadministroje gjithe dokumentacionin ne zbatim te ligjit nr 10129 date 11/05/2009.
  12. Përgjegjësi i Sektorit ka varësi nga Drejtori
  13. Harton programin e punës
  14. Harton planin e punës
  15. Bën vlerësimine punonjësit
  16. Është përgjegjës për zbatimin e detyrave të sektorit
  17. Ndjek konrespodencën zyrtare
  18. Organizon punën në sector
  19. Komunikon dhe organizon punën me punonëjsit e gjendjes civile në njësitë admisntirative
  20. Bën analizën e punës sipas kërkesave të eprorëve

 

Kanë të drejtë të aplikojnë për këtë procedurë vetëm nëpunësit civilë të së njëjtës kategori, në të gjitha insitucionet pjesë e shërbimit civil.

 

  1. LËVIZJA PARALELE
1.1 KUSHTET PËR LËVIZJEN PARALELE DHE KRITERET E VEÇANTA

 

Kandidatët duhet të plotësojnë kushtet për lëvizjen paralele si vijon:

  1. Të jenë nëpunës civilë të konfirmuar, brenda së njëjtës kategori III-a;
  2. Të mos kenë masë disiplinore në fuqi;
  3. Të kenë të paktën vlerësimin e fundit “mirë” apo “shumë mirë”;

Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:

Përgjegjës Sektori, Sektori i Statistikave dhe i Gjendjes Civile, Drejtoria Juridike dhe Marrëdhëniet me Publikun , kategoria: III-a

  • Të jetë diplomuar në bachelor me profil shkenca natyrore më profil matematikë, elektronikë, informatikë
  • Të ketë mbi 3 vite punë në profesion
  • Të ketë Master Shkencor në fusha të ngjashme me bachelorin ose shkenca administrative/juridike

 

1.2 DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT

Kandidatët duhet të dorëzojnë me postë ose dorazi në një zarf të mbyllur, në zyrën e  Njësisë së Menaxhimit të Burimeve Njerëzore, të Bashkisë Mallakastër, këto dokumente:

dokumentet si më poshtë:

  1. Letër motivimi për aplikim në vendin vakant.
  2. Një kopje të jetëshkrimit (CV).
  3. Një numër kontakti dhe adresën e plotë të vendbanimit.
  4. Fotokopje e diplomës. Nëse aplikanti disponon një diplomë të një universiteti të huaj duhet ta ketë të njehsuar pranë Ministrisë së Arsimit.
  5. Fotokopje e diplomës me listën e notave. Nëse ka një diplomë dhe listë notash të ndryshme me vlerësimin e njohur në Shtetin Shqiptar, aplikanti duhet ta ketë të konvertuar atë sipas sistemit shqiptar.
  6. Fotokopje e vlerësimit të fundit vjetor.
  7. Fotokopje të librezës së punës e plotësuar.
  8. Certifikata ose dëshmi të kualifikimeve, trajnimeve të ndryshme.
  9. Fotokopje e letërnjoftimit (karte Identiteti).
  1. Vërtetim te gjendjes gjyqësore dhe shëndetësore.(Dëshmi penaliteti dhe raport mjekësor).

 Dokumentat duhet të dorëzohen me postë apo drejtpërsëdrejti brenda datës 14.09.2016.

1.3   REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK

Në datën 16_/09_/_2016_, Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore në Bashkinë Mallakastër do të shpallë në portalin ”Shërbimi Kombëtar të Punësimit”, në faqen zyrtare të Internetit të Bashkisë në stendën e informimit të publikut., listën e verfikimit paraprak të  kandidatëve që do të vazhdojnë konkurrimin , si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet intervista.

 

Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kriteret e veçanta do të njoftohen individualisht nga Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore në Bashkinë Mallakastër, për shkaqet e moskualifikimit në të njëjtën ditë me shpalljen e listës së verifikimit paraprak të kandidatëve në rrugë elektronike përmes emalit të paraqitur nga kandidati në dokumentacionin e aplikimit.

 

Kandidatët që nuk kualifikohen kanë të drejtë të paraqesin ankesë brenda tri ditëve kalendarike nga data e marrjes së njoftimit( nga data 16/09.2016 – 18,09,2016),  në Njësinë Përgjegjëse të Menaxhimit të Burimeve Njerëzore dhe ankuesi merr përgjigje brenda 5 ditëve kalendarike (18.09.2016-22.09.2016)nga data e depozitimit te ankesës.

Në datë 23.09.2016, Njësia e Burimeve Njerëzore, shpall listën  e verifikimit të kandidatëve si dhe datën dhe vendin e saktë se ku do të zhvillohet konkurrimi

Konkurrimi intervista e strukturuar me gojë, do të zhvillohet në ambientet e Zyrës së Burimeve Njerëzore, në Bashkinë Mallakastër  më datë 26.09.2016 ora  09:00.

 

1.4 FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET INTERVISTA

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:

  • Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë.
  • Kodi I Procedurës Administrative i Republikës së Shqipërisë
  • Ligji nr.139/2015 “Për vetëqeverisjen Vendore’
  • Ligji nr.9131, datë 08.09.2003 “Për rregullat e etikës në administratën publike;
  • Ligji 152/2013 Për nëpunësin civil I ndryshuar,
  • Ligj Nr.9863, datë 28.1.2008 “Për Ushqimin” I ndryshuar
  • Ligj Nr.10 465, Datë 29.9.2011 Për Shërbimin Veterinar Në Republikën E Shqipërisë I ndryshuar

Si dhe akte nenligjore në zbatim të këtyre ligjeve

1.5 MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar:

Kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën, si dhe çertifikimin pozitiv. Totali i pikëve për këtë vlerësim është 40 pikë.

Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:

  • Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës;
  • Eksperiencën e tyre të mëparshme;
  • Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

Totali i pikëve për këtë vlerësim është 60 pikë.

1.6 DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT

Komisioni, në përfundim të vlerësimit, përzgjedh kandidatin, i cili renditet i pari ndër kandidatët që kanë marrë të paktën 70 pikë (70% të pikëve) në rast të kandidatëve me pikë të barabarta, zbatohet parashikimi i pikës 13, të Kreut IV të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.242 dt.18.03.2015Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”.

Komisioni më  date  26.09.2016  njofton për vendimin e përzgjedhjes, Njësinë Përgjegjëse të Menaxhimit të Burimeve Njerëzore.

Njësia Përgjegjëse e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore, me datë26. 09.2016  do të njoftojë për rezultatet në mënyrë individuale , të gjithë aplikantët.

Të gjithë kandidatët pavarësisht nga e drejta për tu ankuar në gjykatë administrative, ka të drejtë të bëjë ankesë me shkrim, pranë Komitetit të pranimit të lëvizjes paralele, për rezultatin e pikëve, brenda tri ditëve kalendarike nga data njoftimit individual( nga data 26.09.2016-28.09.2016), Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore, kthen përgjigje ankuesit brenda pesë ditëve kalendarike(28.09.2016- 02.10.2016)., nga data e përfundimit të afatit të ankimit .

 

Njësia përgjegjëse  menaxhimit të burimeve njerëzore do të shpallë fituesin në datë 03.10.2019.

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, informacioni për fituesin do te shpallet në

  • në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” ,
  • në faqen zyrtare të Bashkisë Mallakastër
  • stendën e publikimeve të Bashkisë Mallakastër

 

2.        NGRITJA NE DETYRE

Vetëm në rast se pozicioni i renditur  në fillim të kësaj shpalljeje, në përfundim  të procedurës së lëvizjes paralele,  rezulton  se është  ende vakant, ai është  i vlefshëm  për  konkurimin  nëpërmjet procedurës  së  ngritjes  në  detyrë.  Këtë informacion do ta merrni në faqen e shërbimit kombëtar të punësimit,   duke filluar nga data 14/09/2016

Për  këtë  procedurë kanë  të  drejtë  të  aplikojnë vetëm nëpunësit civilë të një kategorie paraardhëse (vetëm  një kategori  më e ulët), të punësuar në  të  njëjtin  apo  në  një  institucion tjetër të shërbimit civil, që plotësojnë kushtet për ngritjen  në  detyrë  dhe  kërkesat  e veçanta  për vendin e lirë.

2.1. KUSHTET QË DUHET TË PLOTËSOJË KANDIDATI NË PROCEDURËN E NGRITJES NË DETYRË DHE KRITERET E VEÇANTA

 

Vetëm në rast se pozicioni i renditur  në fillim të kësaj shpalljeje, në përfundim  të procedurës së lëvizjes paralele,  rezulton  se është  ende vakant, ai është  i vlefshëm  për  konkurrimin  nëpërmjet procedurës  së  ngritjes  në  detyrë.  Këtë informacion do ta merrni në faqen e shërbimit kombëtar të punësimit,   duke filluar nga data 14/09/2016

Për  këtë  procedurë kanë  të  drejtë  të  aplikojnë vetëm nëpunësit civilë të një kategorie paraardhëse (vetëm  një kategori  më e ulët), të punësuar në  të  njëjtin  apo  në  një  institucion tjetër të shërbimit civil, që plotësojnë kushtet për ngritjen  në  detyrë  dhe  kërkesat  e veçanta  për vendin e lirë.

Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:

Përgjegjës Sektori, Sektori i Statistikave dhe i Gjendjes Civile, Drejtoria Juridike dhe Marrëdhëniet me Publikun , kategoria: III-a

  • Të jetë diplomuar në bachelor me profil shkenca natyrore më profil matematikë, elektronikë, informatikë
  • Të ketë mbi 3 vite punë në profesion
  • Të ketë Master Shkencor në fusha të ngjashme me bachelorin ose shkenca administrative/juridike

 

2.2. DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT

Kandidatët  që  aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:

a  –  Jetëshkrim  i  plotësuar  në  përputhje  me dokumentin tip që e gjeni në linkun:

http://ëëë.dap.gov.al/legjislacioni/udhezime-manuale/60-jeteshkrimi-standard (http://ëëë.dap.gov.al/legjislacioni/udhezime- manuale/60-jeteshkrimi-standard)

b – Fotokopje të diplomës  (përfshirë edhe diplomën Bachelor). Për diplomat e marra jashtë Republikës  së  Shqipërisë  të  përcillet  njehsimi nga Ministria e Arsimit dhe e Sportit;

c – Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);

d – Fotokopje të letërnjoftimit (ID);

e – Vërtetim të gjendjes shëndetësore;

f – Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;

g – Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;

h  – Vërtetim nga  institucioni  që  nuk  ka  masë disiplinore në fuqi;

i – Çdo dokumentacion tjetër  që vërteton trajnimet,   kualifikimet,   arsimin   shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;

 

Dokumentat duhet të dorëzohen me postë apo drejtpërsëdrejti në një zarf të mbyllur brenda datës 19.09.2016, në adresë të Njësisë së Menaxhimit të Burimeve Njerëzore, në Bashkinë Mallakastër.

2.3. REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK

 

Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore do të njoftojë individualisht secilin prej kandidatëve(nëpërmjet adresës së e-mail). që ka aplikuar për këtë pozicion  për rezultatet e verifikimit paraprak.

Brenda pesë ditëve kalendarike, nga data e njoftimit individual, kandidatët që nuk janë kualifikuar janë kanë të drejtë të paraqesin ankesë me shkrim  pranë njësisë përgjegjëse, dhe ankuesi merr përgjigje brenda  pesë ditëve kalendarike nga data e depozitimit të ankesës.

 

Në datën  29/09/2016 , Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore ,  do të shpallë në faqen zyrtare  të  internetit dhe  në  portalin  “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, dhe në këndin e afishimeve t njoftimeve në Bashkinë Mallakastër,  listën  e kandidatëve që plotësojnë kushtet  dhe kërkesat  e posaçme  për procedurën e  ngritjes  në  detyrë  si dhe  datën, vendin  dhe  orën  e  saktë  ku  do  të  zhvillohet testimi me shkrim dhe intervista.

 

Konkurrimi Testimi me shkrim do të zhvillohet në datë 30. 09. 2016 në orën 9:00, pranë Shkollës 9 Vjeçare “Besëlidhja” Ballsh.  Intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet në ambjentet e Zyrës së Burimeve Njerëzore, në Bashkinë Mallakastër më datë në datë 30/09/ 2016 ora 12:30.

 

2.4. FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET TESTIMI DHE INTERVISTA

 

Kandidatët do të testohen me shkrim në lidhje me:

  • Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë.
  • Kodi I Procedurës Administrative i Republikës së Shqipërisë
  • Ligji nr.139/2015 “Për vetëqeverisjen Vendore’
  • Ligji nr.9131, datë 08.09.2003 “Për rregullat e etikës në administratën publike;
  • Ligji 152/2013 Për nëpunësin civil I ndryshuar,
  • Ligj Nr.9863, datë 28.1.2008 “Për Ushqimin” I ndryshuar
  • Ligj Nr.10 465, Datë 29.9.2011 Për Shërbimin Veterinar Në Republikën E Shqipërisë I ndryshuar

Si dhe akte nënligjore në zbatim të këtyre ligjeve

Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:

– Njohuritë, aftësitë,  kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës;

– Eksperiencën e tyre të mëparshme;

– Motivimin, aspiratat dhe pritshmërinë e tyre për karrierën.

 

2.5.  MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE

 

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:

a- Vlerësimin me shkrim, deri në 40 pikë;

b- Intervistën e strukturuar me gojë që konsiston në motivimin, aspiratat dhe pritshmërinë e tyre për karrierën, deri në 40 pikë;

  • Jetëshkrimin, që konsiston  në  vlerësimin  e arsimimit, të përvojës e të trajnimeve,  të lidhura me fushën, deri në 20 pikë.

 

Komiteti i Pranimit të Ngritjes në Detyrë, në përfundim të vlerësimit, përzgjedh kandidatin, i cili renditet i pari me pikët maksimale, për t’u emëruar në pozicionin Përgjegjës Sektori, Sektori i Statistikave dhe i Gjendjes Civile, Drejtoria Juridike dhe Marrëdhëniet me Publikun , kategoria: III-a

 

Në rast se dalin fitues më shumë se një kandidat, me pikë të barabarta, zbatohen parashikimet e pikës 23, të kreut IV, të Vendimit të Këshillit të Minstrave nr.242, datë, 18.03.2015 “Për plotësimin, e vendeve të lira në kategorinë e ultë dhe të mesme drejtuese ”.   Ligjin nr. 152/2013Për Nëpunesin Civil Kreu V, Lëvizja Paralele dhe Ngritja në Detyrë, neni 26 “Plotësimi i vendeve të lira në kategorinë e ulët apo të mesme drejtuese” Pika 4.

2.6.  DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT  DHE MËNYRA E KOMUNIKIMI

 

Komisioni, në përfundim të vlerësimit, përzgjedh kandidatin, i cili renditet i pari ndër kandidatët që kanë marrë të paktën 70 pikë (70% të pikëve) në rast të kandidatëve me pikë të barabarta, zbatohet parashikimi i pikës 13, të Kreut IV të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.242 dt.18.03.2015Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”.

Komisioni më  date  30. 09.2016   njofton për vendimin e përzgjedhjes, Njësinë Përgjegjëse të Menaxhimit të Burimeve Njerëzore.

 

Njësia Përgjegjëse e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore, me datë 30. 09.2016   do të njoftojë për rezultatet në mënyrë individuale , të gjithë aplikantët.

 

Të gjithë kandidatët pavarësisht nga e drejta për tu ankuar në gjykatë administrative, ka të drejtë të bëjë ankesë me shkrim, pranë Komitetit të pranimit të lëvizjes paralele, për rezultatin e pikëve, brenda tri ditëve kalendarike nga data njoftimit individual( nga data 30.09.2016-04.10.2016), Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore, kthen përgjigje ankuesit brenda pesë ditëve kalendarike(04.10.2016-08.10.2016)., nga data e përfundimit të afatit të ankimit .

 

Njësia përgjegjëse  menaxhimit të burimeve njerëzore do të shpallë fituesin në datë 10.10.2019.

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, informacioni për fituesin do te shpallet në

  • në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” ,
  • në faqen zyrtare të Bashkisë Mallakastër
  • stendën e publikimeve të Bashkisë Mallakastër

e-mail :   bashkiamallakaster@gmail.com

nr.tel:      0695420184