Lloji i diplomës

niveli minimal i diplomës “Bachelor  ” Master Profesional”

ose te barazvlefshem.

 

Në zbatim të nenit 22 dhe të nenit 25, të ligjit 152/2013 “Për Nëpunësin civil”i ndryshuar si dhe  të Kreut II, IV, dhe  VII të VKM nr. 243, datë 18/03/2015 “Per pranimin, levizjen paralele, periudhen e proves dhe emerimin ne kategorine ekzekutive”, Njesia e Menaxhimit dhe Burimeve Njerezore shpall procedurat e lëvizjes paralele dhe të pranimit në shërbimin civil per kategorine ekzekutive për  pozicionin:

 

  • 1 (nje) Specialist i Strehimit, Bashkia Maliq –  kategoria e pages IV-a;

 

Pozicioni më sipër u ofrohet fillimisht nëpunësve civilë të së njëjtës kategori për procedurën e lëvizjes paralele!

 

Vetëm në rast se, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se pozicioni është ende vakant, ai është i vlefshëm për konkurimin nëpërmjet procedurës së pranimit në shërbimin civil.

 

 

 

Për të dy procedurat (lëvizje paralele dhe pranimi ne kategorine ekzekutive ne sherbimin civil) aplikohet ne te njejten kohe

 

Afati për dorëzimin e dokumentave për

LËVIZJE PARALELE:

07 Tetor 2016
Afati për dorëzimin e dokumentave për

PRANIMI NË SHËRBIMIN CIVIL:

12 Tetor 2016

 

Përshkrimi përgjithësues i punës për pozicionin më sipër është:

 

1.Ndjek problematiken e strehimit të qytetareve, që nga hartimi i listave të pastrehë, kontrollin e dokumentacionit për këtë kategori.

2.Ndjek përgatitjen e listave te pastreheve për paisjen me status.

  1. Ndjek politikat e strehimit të aplikuara nga Kryetari i Bashkisë.

 

 

1 LËVIZJA PARALELE

 

Kanë të drejtë të aplikojnë për këtë procedurë vetëm nëpunësit civilë të së njëjtës kategori, në të gjitha insitucionet pjesë e shërbimit civil.

 

1.1 KUSHTET PËR LËVIZJEN PARALELE DHE KRITERET E VEÇANTA

Kushtet minimale që duhet të plotësojë kandidati për këtë procedurë janë:

 

  1. a) Të jetë nëpunës civil i konfirmuar, brenda së njëjtës kategori për të cilën aplikon;
  2. b) Të mos ketë masë disiplinore në fuqi;
  3. c) Të ketë të paktën vlerësimin e fundit “Mirë” apo “Shumë mirë”;

ç) Të plotësojë kriteret e veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurrim.

 

Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e veçanta si më poshtë:

  1. d) Te zoteroje diplome te nivelit “Bachelor dhe “Master Profesional”ose te barazvlefshem ne Degen Inxhinierike.

Tjetër:

  • Të ketë njohuri mbi programet bazë të punës në kompjuter.
  • Te kete eksperienece pune mbi 2 (dy ) vjet pune .
  • Të ketë aftësi të mira komunikuese, koordinuese dhe të punës në grup.

 

 

1.2 DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT

 

Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë Njesise se Menaxhimit te Burimeve Njerezore, dokumentat si më poshtë:

a-Jetëshkrim i plotësuar;

b-Fotokopje të diplomës si dhe listen e notave;

c-Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);

d-Fotokopje të letërnjoftimit (ID);

e-Vërtetim të gjendjes shëndetësore;

f- Vërtetim të gjendjes gjyqësore;

g-Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;

h-Vërtetim nga Institucioni që nuk ka masë displinore në fuqi.

i-Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimim shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj.

 

Dokumentat duhet të dorëzohen me postë apo drejtpërsëdrejti në institucion, brenda datës 07.10-2016. Bashkia Maliq, Bulevardi “Rinia”.

 

1.3 REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK

 

Në datën 10-10-2016, Njesia e Menaxhimit te Burimeve Njerëzore të Bashkisë Maliq  do të shpallë në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” dhe në stenden e  Bashkisë Maliq, listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kriteret e veçanta, si dhe daten ,vendin  dhe oren e sakte  ku do te zhvillohet  intervista.

 

Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kriteret e veçanta do të njoftohen individualisht nga Njesia e Menaxhimit te Burimeve Njerëzore të Bashkisë Maliq , nëpërmjet adresës së e-mail, për shkaqet e moskualifikimit.

 

 

1.4 FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET INTERVISTA

 

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:

  • Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë;
  • Ligjin nr. 152/2013 “Për Nëpunësin civil”;
  • Kodin e Procedurave Administrative;
  • Ligjin nr. 8503, datë 30.06.1999 “Për të drejtën e informimit për dokumentet zyrtare”;
  • Ligjin nr. 9131, datë 08.09.2003 “Për rregullat e etikës në administratën publike”;
  • Ligji nr. 135/2015 “Per Veteqeverisjen Vendore”
  • Ligje te tjera ne fushen perkatese .

 

1.5 MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE

Kandidatet  do te vleresohen per pervojen , trajnimet  apo kualifikimet  e lidhura  me fushen , si dhe çertifikimet pozitive . Totali i pikeve per kete vleresim eshte 40 pike.

 

Kandidatet gjate intervistes  se strukturuar me goje do te vleresohen ne lidhje me :

 

  • Njohurite , aftesite , kompetencen ne lidhje  me pershkrimin e pozicionit te punes ;
  • Eksperiencen e tyre te meparshme;
  • Motivimin , aspiratat dhe pritshmerine e tyre  per karrierren .

 

Totali i pikeve  per kete vleresim eshte 60 pike.

 

Me shume detaje ne lidhje me vleresimin me pike, metodologjine e shperndarjes se pikeve menyren e llogarotjes,  i gjeni ne Udhezimin nr. 2 date 27.03.2015 te Departamentit te Administrates Publike.

 

 

1.6 DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Njesia e Menaxhimit te Burimeve Njerëzore të Bashkisë Maliq do të shpallë fituesin në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” dhe në stendat e   Bashkisë Maliq.

Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen në mënyrë elektronike për shpalljen e fituesit.

 

 

 

2 PRANIMI NË SHËRBIMIN CIVIL

 

 

Vetëm në rast se pozicioni i renditur në fillim të kësaj shpalljeje, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se ende është vakant, ky pozicion është i vlefshëm për konkurimin nëpërmjet procedurës së pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive ne sherbimin civil.

Këtë Informacion do ta merrni në stenden  e Bashkisë Maliq, duke filluar nga data 10.10. 2016.

 

 

 

2.1 KUSHTET QË DUHET TË PLOTËSOJË KANDIDATI NË PROCEDURËN E PRANIMIT NE SHËRBIMIN CIVIL  DHE KRITERET E VEÇANTA

Për këtë procedurë kanë të drejtë të aplikojnë të gjithë kandidatët jashtë shërbimit civil të cilët plotësojnë kërkesat e nenit 21 të ligjit nr. 152/2013 i ndryshuar .

 

Kushtet  qe duhet te plotesoje kandidati ne proceduren e pranimit ne sherbimin civil jane :

  1. Te jete shtetas shqiptar;
  2. Te kete zotesi per te vepruar;
  3. Te zoteroje gjuhen shqipe, te shkruar dhe te folur ;
  4. Te jete ne kushte shendetesore qe lejojne te kyeje detyren teknike perkatese;
  5. Te mos jete i denuar  me vendim te formes se prere  per kryerjen e nje krimi apo per kryerjen  e nje kundravajtje  penale me dashje;

 

Kandidati duhet te plotesoje kriteret e veçanta si vijon :

 

  1. Të zotërojë diplomë “Bachelor ”dhe “Master Profesional” ose te barazvefshem ne degen Inxhinierike.

Tjeter:

  • Të ketë njohuri mbi programet bazë të punës në kompjuter.
  • Të ketë aftësi të mira komunikuese, koordinuese dhe të punës në grup.

 

2.2 DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT

 

Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:

a-Jetëshkrim i plotësuar;

b-Fotokopje të diplomës dhe listen e notave;

c-Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);

d-Cdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimim shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;

e-Fotokopje të letërnjoftimit (ID);

f-Vërtetim të gjendjes shëndetësore;

g- Vërtetim të gjendjes gjyqësore.

h-  Deshmi penaliteti

Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumentave të cituara më sipër, do të bëhet në Bashkinë Maliq .

Dokumentat e aplikimit duhet të dorëzohen me postë apo drejtpërsëdrejti në institucion, brenda datës 12.10.2016 në adresën Bashkia Maliq, Bulevardi “Rinia”.

 

 

2.3 REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK

Brenda dates 24.10.2016, Njesia e menaxhimit te Burimeve Njerëzore të Bashkisë Maliq  do të shpallë në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”,dhe ne stenden e Bashkise Maliq listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet dhe kërkesat e posaçme për procedurën e pranimit ne kategorine ekzekutive, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet testimi me shkrim dhe intervista.

Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e pranimit në shërbimin civil dhe kriteret e veçanta do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike nga Bashkia Maliq , për shkaqet e moskualifikimit (nëpërmjet adresës së e-mail).

 

2.4 FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET TESTIMI ME SHKRIM DHE INTERVISTA

Kandidatët do të testohen me shkrim në lidhje me:

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:

 

  • Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë;
  • Ligjin nr. 152/2013 “Për Nëpunësin civil”;
  • Kodin e Procedurave Administrative;
  • Ligjin nr. 8503, datë 30.06.1999 “Për të drejtën e informimit për dokumentet zyrtare”;
  • Ligjin nr. 9131, datë 08.09.2003 “Për rregullat e etikës në administratën publike”;
  • Ligji nr. 135/2015 “Per Veteqeverisjen Vendore”
  • Ligje te tjera ne fushen perkatese.

 

Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:

  • Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin përgjithësues të punës për pozicionet;
  • Eksperiencën e tyre të mëparshme;
  • Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

 

2.5 MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:

  • deri në 60 pikë për vlerësimin me shkrim
  • Intervisten e strukturuar me goje qe konstiton ne motivimin, aspiratat dhe pritshmerine  e tyre  per karrieren , deri ne 25 pike.
  • Jeteshkrimin, qe konstiton ne vleresimin e arsimimit te pervojes e te trajnimeve , te lidhura me fushen, deri ne 15 pike.

 

 

2.6 DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Bashkia Maliq do të shpallë fituesin në portali “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” dhe stenden e Bashkise Maliq. Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike për rezultatet (nëpërmjet adresës së e-mail).

 

Të gjithë kandidatët që aplikojnë për procedurën e konkurimit, do të marrin informacion  për fazat e mëtejshme të procedurës së konkurrimit ne portalin  “Sherbimi Kombetar i Punesimit “ si dhe ne stendat e Bashkise Maliq :

 

–         për datën e daljes së rezultateve të verifikimit paraprak,

 

–         datën, vendin dhe orën ku do të zhvillohet konkurimi

 

Për të marrë këtë informacion, kandidatët duhet të vizitojnë në mënyrë të vazhdueshme portalin e “Sherbimit Kombetar te Punesimit “ duke filluar nga data 24.10.2016.