Ngritja e zyrave të reja të Punës dhe kthimi i vëmendjes së qeverisë te puna kanë sjellë rezultate pozitive sa i përket punësimit. Por, gjithsesi kjo nuk mjafton, pasi nuk jemi ende aty ku duam të mbërrijmë, për sa kohë nga njëra anë kemi një numër të madh punëkërkuesish dhe nga ana tjetër kemi biznese, kryesisht fasone, që kanë një nevojë të madhe për krah pune. Për këtë qëllim u zhvillua një takim me drejtuesit e zyrave të Punës në gjithë vendin, ku nga Ministri I MMSR z.Blendi Klosi u kërkua një tjetër ritëm sa i përket rolit që duhet të luajnë institucionet tona të punësimit.
Zyrat e Punës duhet të gjurmojmë ku janë vendet e punës dhe jo thjesht të rrinë në zyra dhe të presin që të vijnë bizneset për të kërkuar punëtorë. U prezantua në këtë takim edhe drejtori i ri i Shërbimit Kombëtar të Punës, Artur Micko, i cili do i japë këtij procesi ritmin dhe drejtimin e duhur.